Kartat e identitetit për Jezusin

Si mund ta di që gjithçka është e vërtetë?

“ Si mund ta dijё se e gjithё kjo ёshtё e vёrtetё?" Dёshironte tё dinte Sara. “A mund tё ma vёrtetosh se Jezusi ёshtё me tё vёrtetё Biri i Perёndisё?”

Unё e pyeta atё: "A mund tё mё vёrtetosh se ti je Sara?”
“ Sigurisht, me kartёn time tё identitetit!” u pёrgjigj ajo.
"Sa keq qё Jezusi nuk ka njё tё tillё.”
Sara nuk e dinte qё Jezusi ka pesё karta identiteti.

"Ai ka pesё karta identiteti? Ёshtё kjo e vёrtetё?”
Karta e parё e identitetit qё ka ёshtё prej Perёndisё. Kur Jezusi u pagёzua, njё zё nga qielli tha: "Ky ёshtё Biri im i dashur; nё tё cilin jam kёnaqur.”
Karta e dytё e identitetit ёshtё Bibla, sepse tё gjithё profecitё rreth Birit tё Perёndisё u pёrmbushёn nё Jezusin.
Karta e tretё e identitetit pёr Birin e Perёndisё ёshtё ringjallja e Tij. Ai ёshtё gjallё. Ai ka shumё dёshmitarё.
Njerёzit e kanё lёshuar kartёn e katёrt tё identitetit. Njerёzit qё e njohёn Atё thanё: Ky ёshtё me tё vёrtet Biri i Perёndisё.”
Unё do t’ju tregoj juve kartёn e pestё tё identitetit, e cila ishte nё Kanё tё Galilesё. Njё dasёm po bёhej atje. Jezusi dhe miqtё e Tij ishin gjithashtu tё ftuar.

Tё ftuarit po kёndonin, hanin dhe pinin.
Dhe pastaj ndodhi: Nuk kishte mё verё. Maria ishte e para qё e vuri re dhe ajo i tha Jezusit.

Jezusi i tha shёrbёtorёve: "Mbushni enёt me ujё.”
Rreth 560 litra ujё u morёn nga pusi dhe Jezusi u tha atyre: “ Nxirre çojani tё parit tё festёs.”
I pari i festёs piu njё gllёnjkё, e provoi atё dhe vrapoi pёr te dhёndri. “Nga vjen kjo verё?” ai dёshironte tё dinte. "Unё kurrё nuk kam provuar njё verё kaq tё mirё mё pёrpara..”

Jezusi e ktheu ujin normal nё verёn mё tё mirё!
Kjo ishte mrekullia e parё qё Ai bёri.
Mrekullitё janё njё kartё identieti pёr Birin e Perёndisё.
Ka pesё karta identiteti pёr Birin e Perёndisё.

"Kjo mjafton pёr mua. Unё besoj tek Ai. Po ti?"
;




Tjetёr