“Ju populli i Nazaretit! Dёgjoni urdhёrin e mbretit! Do tё kryhet njё census. Çdo shtetas i kёtij vendi duhet tё kthehet nё qytetin e tij tё lindjes pёr t’u regjistruar. Pasi tё regjistroheni, ju mund tё ktheheni kёtu..”
Edhe Maria dhe Jozefi duhet tё bёheshin gati pёr kёtё udhёtim tё gjatё. Jozefi ishte pasardhёs i Mbretit David, prandaj ai duhej tё kthehej nё Betlehem, vendi i tij i lindjes.
Jezusi, Shpёtimtari i botёs- ky ishte plani i mirё i Perёndisё.
Pёr Marian, udhёtimi ishte veçanёrisht i vёshtirё sepse ajo po priste fёmijёn e saj tё parё. Ajo tashmё e dinte qё ajo do tё ishte nёna e Birit tё Perёndisё, sepse njё engjёll i kishte thёnё asaj dhe Jozefit lajmin e mirё.
Nё Betlehem, ata u zhgёnjyen shumё.
“Asgjё nuk ishte e disponueshme. Çdo dhomё ishte e zёnё. Pyesni diku tjetёr. Largohuni, nuk ka vend kёtu pёr ju.” Kudo dyert ishin tё mbyllura pёr ta.
Mё nё fund ata gjetёn njё vend nё njё stallё. Dhe atje, nё mes tё natёs, njё mrekulli ndodhi.
Jezusi lindi.
Imagjinoni, 700 vjet para se kjo tё ndodhte, Perёndia tashmё kishte premtuar se Mesia do tё lindte nё Betlehem.
Maria e mori Jezusin, e mbёshtolli me pelena dhe e vendosi atё nё njё grazhd. Plani i Perёndisё u pёrmbush.
Perёndia e deshi aq shumё botёn sa qё Ai e zbatoi planin e Tij dhe dha Birin e Tij pёr ne.
I gjithё Nazareti ishte i shqetёsuar. Shumё njerёz ishin tё mёrzitur. Urdhёri i Mbretit nuk pёrputhej me planet e tyre, por pёrputhej me planin e Perёndisё.
;