Jashtё nё fusha, barinjtё po kujdeseshin pёr delet e tyre. Kjo ishte njё punё e vёshtirё. Dhe ata nuk kishin tё drejta. Ata ishin tё pёrçmuar, ashtu siç ishin hajdutёt.
A nuk kishte ndihmёs apo Shpёtimtar pёr ta? A e pranonin ata faktin se ishin mё tё ultёt e tё ultёve nё shoqёri?
Nё mes tё natёs, njё dritё e madhe shndriti. Ata ishin shumё, por shumё tё frikёsuar. Njё engjёll, njё lajmёtar i Perёndisё, erdhi nga Qielli tek ata.
Engjёlli i tha atyre: “Mos kini frikё! Unё po ju sjell njё lajm tё mirё qё do tё sjell gёzim tё madh pёr tё gjithё."
"Sot nё qytetin e Davidit njё Shpёtimtar ka lindur pёr ju; Ai ёshtё Mesia , Zoti. Kjo do tё jetё njё shenjё pёr ju: Ju do tё gjeni njё foshnje tё mbёshtjellё me pelena dhe tё shtrirё nё njё grazhd."
Tё habitur, barinjtё dёgjuan me kujdes. Njё shpёtimtar! Gёzimi i madh mbushi zemrat e tyre. Perёndia nuk i kishte harruar ata.
Pastaj kishte shumё engjёj nё qiell tё cilёt lavdёronin Perёndinё pёr mrekullinё e lindjes sё Shpёtimtarit.
Barinjtё shkuan te hangari dhe gjetёn Marian dhe Jozefin dhe beben Jezus. Ata ishin kaq tё gёzuar kur panё Jezusin, Shpёtimtarin.
Kjo ёshtё gjithashtu e vёrtetё: Shpёtimtari lindi gjithashtu edhe pёr ty. Kёrkoji Zotit Jezus tё vij nё jetёn tёnde, dhe ti do tё marrёsh gёzim qё kurrё nuk do tё largohet nga ty.
;