A keni vёzhguar ndonjёherё sesi zogjtё migrues mblidhen sё bashku nё linjat e energjisё pёrpara se ata tё fluturojnё larg?
Çdo vit, zogjtё oscine, dallandyshet dhe lejlekёt lёnё gati ditёn pёr tё fluturuar drejt jugut. Kush i thotё atyre qё ёshtё koha tё bёjnё gati valixhet?
Perёndia, Krijuesi, i ka bёrё ata kёshtu.
Ata e respektojnё udhёzimin e Tij dhe kjo shpёton jetёt e tyre.
Disa zogj fluturojnё mbi 6000 milje dhe kthehen nё pranverё nё tё njejtёn fole pёrsёri. A nuk ёshtё kjo njё mrekulli?
A e njihni zogun e artё amerikan? Ai jeton nё Alaskё, atje ku toka kurrё nuk ngrohet 100%. Pas 26 ditёsh ai del nga veza.
Boronica e kuqe dhe vemjet e shёndosha janё ushqimi i tij i preferuar. Ai rritet sa njё pёllumb, dhe pendёt e tij kthehen nё jeshile tё shndritshme tё artё.
Ai nuk mund tё ecё shumё mirё, por ai mund tё fluturojё. Kjo ёshtё shumё mё e rendёsishme pёr tё, sepse ai i kalon pushimet e tij dimёrore nё Hauai. Kjo do tё thotё se ai ka njё fluturim 88 orёsh pa ndalim.
Pёrpara se ai tё niset, ai arrin gjysmёn e peshёs sё tij trupore.
Gjatё fluturimit tё tij, ai pёrplas krahёt e tij 250,000 herё lart dhe poshtё.
A mund tё bёni ju çerek milioni ulje ngritje pa pushuar?
Nёse zogjtё do tё kishin njё matёs shpejtёsie, do tё tregonte se ata mund tё fluturojnё 31 milje nё orё.
Zogu i artё amerikan peshon rreth 317 gram dhe harxhon 0,6% tё peshёs sё tij trupore pёr cdo orё qё fluturon.
Llogaritё tregojnё se me kёtё konsumim tё lartё, ai duhet tё bjerё i rraskapitur nё det pothuajse 500 milje pёrpara se tё arrijё nё destinacionin e tij.
Por kjo nuk ndodh sepse zogjtё fluturojnё nё njё formacion formё V dhe vendosen me rradhё nё krye, kёshtu qё ata mund tё kursejnё energjinё e tyre.
;
Zogu i artё amerikan ndjek udhёzimet qё Perёndia ka vendosur tek ai. Pa njё busull dhe njё plan fluturimi, ai fluturon pёrgjatё natёs dhe pёrmes reve.
Madje edhe pse zogjtё e vegjёl nuk kanё qёnё kurrё nё Hauai, ata prapё e gjejnё ishullin e vogёl nё mes tё oqeanit tё madh. Kjo nuk ёshtё rastёsi.
Ata ndjekin udhёzimet e mira tё Perёndisё dhe kёndojnё kёngёt e tyre tё falenderimit pёr Tё.
A nuk duhet dhe ne tё bёjmё tё njejtёn gjё?
Udhёzimet e mira tё Perёndisё pёr ne janё nё Bibёl. Kushdo qё i ndjek ato do tё mbёrrij nё destinacionin pёrfundimtar.