Varka e vogel lundruese

Pёrse i pёrket atij dy herё?

Pushimet mё nё fund erdhёn! Xhefi mezi i kishte pritur pёr njё kohё tё gjatё. Ai donte tё flinte shumё dhe tё kishte shumё kohё pёr hobin e tij.
Me entuziazёm ai punoi pёr ditё me rradhё pёr tё ndёrtuar njё varkё me vela. Atij madje i ishte lejuar tё shkonte nё punishten e babait tё tij.
Gjёja e fundit qё ai bёri ishte tё lyente varkёn me bojё tё kuqe dhe blu, dhe nё tё tre direkёt ai vari njё velё tё bardhё.
Krenar ai shkojё me varkёn e tij tё vogёl nё breg dhe e la tё rrёshqasё mbi dallgё.
Ai nuk e dinte qё njё bandё djemsh po e shikonin dhe u afruan tek ai.
"A e ke ndёrtuar atё gjёnё vet? Ne vetёm do ta marrim pak dhe do ta lёmё tё lundrojё."
Pёrpara se Xhefi mund tё thoshte njё fjalё, atё e shtynё mbi kallamishte. Kur ai u ngrit, banda kishte ikur, po ashtu edhe varka e tij me vela.
Gati me lot nё sy, ai u kthye nё shtёpi.
Javёt kaluan. Njё ditё Xhefi pa njё varkё me vela nё dritaren e njё dyqani.
"Babi, ajo ёshtё varka ime!"
"A je i sigurt?", pyeti babai i tij.
"Po, Jam i sigurt. A nuk e shikon shenjёn mbi varkё?"
Xhefi vrapojё brenda nё dyqan drejt shitёses: "Kjo varkё nuk ju pёrket ju. Mё pёrket mua."
Babai i Xhefit i shpjegoi gjithçka gruas sё habitur.
"Unё e bleva kёtё varkё nga njё grup djemsh. Unё do tё bёj njё marrёveshje: Unё do ta shes ty varkёn pёr tё njejtёn sasi parash qё kam paguar pёr tё."
Xhefi ra dakort dhe pagojё pёr varkёn, pёr varkёn qё ai vet kishte ndёrtuar.
"Varkё e vogёl, tani ti mё pёrket mua dy herё. Njёherё sepse unё tё bёra ty, dhe sё dyti sepse unё tё bleva ty.”
"A i pёrkasim ne Perёndisё dy herё gjithashtu?", pyeti babanё e tij.
"Pse dy herё?"
"Epo, Perёndia krijoi njeriun, por pastaj njeriu u largua nga Perёndia pёr shkak tё mёkatit. Kur Jezusi vdiq nё kryq, Ai pagoi me jetёn e Tij qё ne tё mund t’i pёrkasim Perёndisё pёrsёri."
"Dhe si mund ta di unё qё i pёrkas Perёndisё dy herё?"
"Kёrkoji Jezusit tё fal ty pёr tё gjithё mёkatet e tua, kёrkoji Atij tё vij nё jetёn tёnde, dhe atёherё ti do tё jesh njё fёmijё i Perёndisё. Si fёmija i Perёndisё, ti i pёrket Atij dy herё."
;